Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarr masat e nevojshme duke siguruar një fond të veçantë për mbrojtjen e bizneseve në rast se Coronavirus do të krijojë një gjendje paniku siç është duke ndodhur në shumë vende të botës. Ky fond do të duhej për mbrojtjen e bizneseve në rast të vështirësive të paparishikuara që mund t’i kenë për pagesat e pagave për punëtorët, tatimeve dhe kredive. Krahas masave të menjëhershme në aspektin shëndetësor, OAK bënë thirrje që të merret parasysh edhe faktori ekonomik, ku në rast të një mobilizimi të tillë, do të ketë pasoja shumë të mëdha në ekonomi.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …