leoni

OAK

OAK shpreh shqetësim për zhvillimet e vendit lidhur me gjendjen aktuale të vendit në aspektin ekonomik

Bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës gjatë një takimi, analizuan gjendjen dhe shprehën shqetësimet e tyre për gjendjen aktuale të vendit në aspektin ekonomik, trendin e ngecjeve ekonomike dhe pengesat e mëdha të krijuara ndër vite. Në bazë të analizave të bëra në kontinuitet nga OAK, kjo situatë po krijohet si rezultat i mos përmirësimit të kushteve të të bërit biznes, gjë për të cilat OAK është duke dërguar vazhdimisht qindra letra dhe realizuar me dhjetra takime me institucionet përkatëse. OAK shpreh shqetësim edhe për interesin e bizneseve për të investuar jashtë vendit dhe jo brenda, e kjo për shkak të kushteve më të mira dhe ofertave që po iu ofrojnë vendet e tjera. Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Institucionet Vendore dhe Ndërkombëtare që të rrisin përpjekjet politike për krijimin e një klime më të mirë dhe përmirësimin e kushteve aktuale. OAK si çdo herë është e gatshme për të dhënë kontributin maksimal në këtë drejtim, së bashku me bizneset që përfaqëson.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …