OAK shpreh shqetësimet për gjendjen e biznesit në vend dhe alternativat e zgjidhjes

OAK shpreh shqetësimet për gjendjen e biznesit në vend dhe alternativat e zgjidhjes

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës takuan Zëvendëskryeministrin z. Fatmir Limaj. Me këtë rast kryetari i OAK-së z. Skender Krasniqi së bashku më nënkryetarin Arsim Selmonmusaj dhe zyrtarët për komunikim me biznese, përgëzuan z. Limaj për punën dhe vendimet e marra nga qeveria e Kosovës, siç është vendimi për lirimin nga dogana të lëndës së parë dhe pajisjet teknologjike. Gjithashtu Oda e Afarizmit e përshendet përfundimin e Ligjit mbi investime strategjike i cili tani është funksional.

Krasniqi shpalosi edhe sfidat e të bërit biznes në Kosovë, duke theksuar disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen bizneset, duke adresuar edhe disa kërkesa specifike:

  • Përmirësimi i klimës së të bërit biznes, në aspektin politik dhe ekonomik;
  • Krijimi i ofertave për të bërë biznes, në mënyrë që të tërheqim investitor të huaj;
  • Ofrimi i përkrahjes për bizneset ekzistuese të qëndrueshme;
  • Aktivizimi i gjykatës ekonomike;
  • Riaktivizimi i bordit të ankesave brenda ATK-së;
  • Formimi i një bordi të ankesave ndaj inspektoriatit të punës;
  • Problemi i energjisë, që ka të bëjë me çmimin shumë të lartë për bizneset dhe reduktimet e saj;
  • Problemi me pagesat, ku pagesat e tvsh-së të bëhen me rastin e inkasimit të mjeteve dhe jo me faturim, ashtu siq është rregulluar për kompanitë publike vite me parë.
  • Regjionalizimi i zonave në bazë të produkteve;
  • Bizneset të mos vazhdojnë të detyrohen të mbledhin tatime për ATK-në.
  • Të ndërmerren masa ndaj konkurrencës jolojale;

Gjithashtu Oda e Afarizmit të Kosovës i shfaqi edhe disa probleme që kanë disa biznese, anëtarë të OAK-së, siç është rasti i një biznesi me pronën ku është investuar mbi 10 milion euro dhe problemi me Minierën e Goleshit e cila po hynë në vitin e tretë të ndërprerjes me polici nga ana e AKP-së, disa ditë para se të startoj punën. Pronarët e kësaj miniere kishin planifikuar hapjen e mbi 700 vendeve të punës në Komunën e Lipjanit me çka do të përfitonte shumë kjo Komunë dhe Kosova në përgjithësi.

Zv. Kryeministrit Limaj iu sqarua në detale ky problem edhe u informua se nëse ky rast shkon në arbitrazh, Kosova do të humb mbi 100 milion euro.

Ndërsa nënkryetari z. Arsim Selmonmusaj theksoi edhe çështjen e bizneseve pasive të cilat nëse brenda 3 muajve nuk e deklarojnë mbylljen ose falimentimin, të ndëshkohen nga shteti për këto veprime dhe të obligohen me ligj që të kryejnë të gjitha obligimet që ata kanë. Kërkesat e OAK-së z. Limaj i mirëpriti duke i cilësuar si mjaft të nevojshme për zhvillimin ekonomik në vendin tonë, ku ndër të tjera theskoi faktin se roli i Odës së Afarizmit të Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe mund të kontribuoi shumë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes. Limaj tregoi edhe për veprimet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të përmirësuar klimën e të bërit biznes, siç janë Ligji mbi investimet strategjike, vendimet për lirimin nga dogana të lëndës së parë dhe paisjeve teknlogjike dhe vendimin për ndërprerjen e shitjes së pronave bujqësore nga ana e AKP-së. z. Limaj theksoi gjithashtu se Qeveria e Kosvës është shumë e interesuar që të vazhdojë me marrjen e vendimeve në interes të biznesit, në bashkëpunim të ngushtë edhe me komunitetin e biznesit.

Përfaqësuesit e OAK-së gjithashtu falënderuan z. Limaj për kontributin e dhënë për anëtarësimin e Odës së Afarizmit të Kosovës në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Në fund të takimit, të dyja palët u pajtuan që të rrsin edhe me shumë bashkëpunimin institucional ndërmjet vete, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të mira për bizneset në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …