Përmes një letre drejtuar medieve, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në fund të vitit 2018, shpreh shqetësimet e saj lidhur me nivelin e dobët të dialogut institucional dhe formal ndërmjet sektorit publik dhe privat, ndërlidhjen e politikës me raportet ekonomike dhe tregtare, si dhe me siç thotë, ndërhyrjen e shpeshtë të institucioneve dhe zyrtarëve qeveritarë në sektorin privat. “Oda Amerikane beson se tregtia e lirë është një faktor i rëndësishëm në të mundësuarit e rritjes ekonomike përmes efikasitetit dhe inovacionit të shtuar, mundësive të eksportit si dhe cilësisë më të lartë dhe mallrave me çmime më të ulëta për konsumatorët, prandaj çfarëdo vendimi për vendosjen e barrierave jo tarifore dhe tarifore jashtë frymës dhe zotimeve në kontekst të marrëveshjeve për tregti të lirë, si dhe zotimeve që vendi ka ndërmarrë për avancimin e rrugës së integrimit evropian, pavarësisht argumenteve që arsyetojnë veprimet e tilla”, thuhet në letër.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …