OAK

OAK shprehet shumë e shqetësuar për barrierat që po iu krijohen bizneseve transportuese në lidhje me tahografin

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shprehet shumë e shqetësuar për barrierat që po iu krijohen bizneseve transportuese në lidhje me tahografin.

OAK ka pranuar një ankesë nga anëtari i saj biznesi RONEX, i cili është gjobitur me 100.000 lekë apo 800 € për tahograf të kamionit, edhe pse Autoritetet Shqiptare janë të informuara që Kosova dhe operatorët transportues nga Kosova, nuk kanë mundësi që të pajisen me kartelë dixhitale për shoferët profesionist pasiqë shteti ynë nuk është pjesë e organizatës botërore të transportit TIR.

Me PROTOKOLL TË MIRËBESIMIT bizneset e Kosovës janë të liruara nga një kërkesë e tillë në Shqipëri dhe disa vende të rajonit.

Ky nuk është rasti i fundit ku kompanitë gjobiten nga Autoritet Shqiptare që transportojnë mallra nga Porti i Durrësit, një barrierë tjetër që u shfaqet është edhe kufizimi që u bëhet për faktin se në rezervuaret e kamionëve duhet të kenë vetëm 200 litra derivate në momentin që kamioni hyn në Shqipëri.

Bizneset pohojnë se asnjë praktikë ndërkombëtare dhe rajonale nuk e ndalon që mos të ketë derivate në rezervuarin e kamionit me sasinë që e lejon prodhuesi, sasi kjo që varion nga 400L deri 800 L.

Në këtë rast kamionët nga Kosova nuk guxojnë që në rezervuaret e tyre të kenë sasi derivati mbi 200L, sepse përndryshe do të gjobiten dhe iu konfiskohen patent shoferët vozitëve.

Këto barriera që po iu bëhen bizneseve transportuese, po e vështirësojnë operimin e tyre.

OAK bënë thirrje Autoriteteve Shqiptare që të kenë parasysh marrëveshjet paraprake dhe marrëveshjet që kemi mes dy shteteve tona, në mënyrë që ato të mos mbesin vetëm në letër, por të gjejnë zbatim praktik, në mënyrë që barrierat e panevojshme që po iu krijohen bizneseve të tejkalohen.

Në lidhje me këtë rast OAK i është drejtuar me një Letër: Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …