OAK takohet me Drejtorin e ATK-së

OAK takohet me Drejtorin e ATK-së

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) të kryesuar nga Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi u pritën në takim nga Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Murtezaj.

Problemet me vendimet e inspektorëve të ATK-së gjatë kontrollave tek bizneset, organizimi i lojërave shpërblyese dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me TVSH-në ishin ndër temat kryesore të këtij takimi.

Krasniqi përgëzoi Murtezaj për pozitën e re, duke shtuar që shpreson se ky bashkëpunim të vazhdoj ashtu siç ishte edhe me ish-drejtorin Imeri, pasiqë konsiderohet i domosdoshëm në mënyrë që të arrihet zgjidhja e problemeve me të cilat bizneset po përballen.

Krasniqi theksoi disa nga çështjet që bizneset anëtare kanë adresuar për ATK-në, ndër të cilat janë largimi i pagesës së TVSH-së në kufi dhe mos ngarkimi i biznesit me TVSH për faturat e shitjes që nuk janë inkasuar.

Organizimi i lojrave shpërblyese pas shfuqizimit të Ligjit për Lojrat e Fatit është një çështje që po shqetëson bizneset ditët e fundit, e për të cilën dëshirojnë të informohen më detajisht nga ju, shtoi Krasniqi.

Lulzim Gashi pronar i “Bel – Kos” SH.P.K. informoi më gjerësisht lidhur me problemin e tij nga një vendim i marrë nga inspektori gjatë realizimit të kontrollës.

Drejtori Murtezaj theksoi që parim kryesor i të gjithë personelit të ATK-së është të konsiderojnë të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të barabartë. Sipas tij pagesa e TVSH-së, rregullohet me ligjin e ri të TVSH-së dhe pastaj mund të nxirren akte nënligjore, mirëpo ende nuk ka kaluar në Parlament.

Ndërsa sa i përket organizimit të lojrave shpërblyese Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Hamdi Hoxha informoi që organizimi i tyre ka qenë i rregulluar me Ligjin e Lojrave të Fatit, i cili është shfuqizuar me aprovimin e Ligjit për Ndalim të Lojrave të Fatit. Hoxha shtoi që momentalisht nuk ekziston ligji përmes së cilit rregullohet organizimi i tyre, arsye për të cilën ATK nuk lejon një organizim të tillë.

Në fund të këtij takimi, Kryetari i Bordit të OAK-së ftoi Drejtorin Murtezaj në takim në odë së bashku me bizneset.

ATK në këtë takim u përfaqësua nga: Drejtori Ismet Murtezaj, Zv.drejtori i Përgjithshëm Hamdi Hoxha dhe Menaxheri i Lartë i Zyrës Ekzekutive Nikson Mirdita.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, zyrtarja Mirjeta Shala dhe përfaqësuesit e biznesit anëtare “Bel – Kos” SH.P.K. Lulzim Gashi dhe Qendresa Bajraktari.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …