OAK takoi kryetarin Shpend Ahmeti dhe adreson shumë probleme që po e preokupojnë biznesin në Kryeqytet

OAK takoi kryetarin Shpend Ahmeti dhe adreson shumë probleme që po e preokupojnë biznesin në Kryeqytet

Mos funksionalizimi i zonës ekonomike, vonesa të mëdha në pranimin teknik të objekteve, mungesa e hapësirave për bizneset që ofron Komuna… ishin temë e diskutimit që udhëheqja e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) i ceku gjatë takimit që dje pati me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. OAK gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti adresoi shumë kërkesa dhe probleme që ka biznesi dhe sfidat që hasin bizneset, si nga ana e nivelit qendror ashtu edhe në atë lokal.

OAK, si përfaqësues i bizneseve adresoi disa kërkesa te kryetari Ahmeti, siç janë:

  1. Mos funksionalizimi i zonës ekonomike qe disa vite në Prishtinë;
  1. Vonesa të mëdha në pranimin teknik të objekteve duke u dëmtuar biznesi, qytetari dhe komuna;
  1. Mungesa e hapësirave për bizneset që ofron Komuna;
  1. Mungesa e një oferte nga Komuna për bizneset në Prishtinë;
  1. Mungesa e komunikimit të mjaftueshëm të komunës me biznesit…

 Dhe shumë e shumë probleme të cilat po e rëndojnë klimën e të bërit biznes në kryeqytet.

Nga ana tjetër z. Ahmeti shprehu interesim që të ketë bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, sepse në këtë mënyrë do të përfitojnë shumë bizneset, duke thënë që është interes i dy anshëm që të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe takime të rregullta me Komunën e Prishtinës. Në këtë mënyrë bizneset e kësaj komune do të kenë informata të sakta për çdo vendim që merr Komuna dhe do të kenë mundësi që nga afër të i shpalosin problemet me të cilat ballafaqohen.

Të dy palët u pajtuan që mungesa e informacionit e vështirëson të bërit biznes në Kosovë, andaj takimet e përbashkëta me bizneset dhe Komunën janë të mirëseardhura.

Gjithashtu krijimi i një oferte për bizneset nga Komuna do të jetë me interes të madh çoftë për bizneset ashtu edhe për Komunën e Prishtinës.

Dhe në fund të këtij takimi u dakorduan që z. Ahmeti të vizitoi Odën e Afarizmit të Kosovës, ku do të këtë mundësi të takohet me bizneset.

Në këtë takim morën pjesë, kryetari i bordit Skënder Krasniqi, sekretari Diamant Elshani, anëtari i bordit Hysni Zogaj dhe drejtori ekzekutiv Ismet Mulaj me zyrtaren për komunikim me biznese, znj. Donika Gashi

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …