OAK

OAK: Vendim tepër i dëmshëm i Qeverisë për punëtorët dhe bizneset

Përmes një shkrese të përcjellë te Kryeministri dhe Ministrat e linjës, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në emër të komunitetit të bizneseve që përfaqëson edhe një herë kërkoi nga Qeveria e Kosovës largimin e orës policore dhe kushtëzimin e vendosur për hyrje në Kosovë, me tre vaksina përmes Vendimit Nr. 01/55. Sipas OAK-së obligimi për vaksinim me tri doza të vaksinës po ndikon që edhe më shumë të kufizohet lëvizja e qytetarëve si dhe qarkullimi i bizneseve. Ndërsa, bazuar në pikën 14 të Vendimit Nr. 01/55 thuhet që “Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 05:00”, përmes këtij vendimi vazhdon të kufizohet ushtrimi i veprimtarisë për sektore të veçanta.

Gjithashtu, OAK kërkon që me urgjencë të përkrahen punëtorët dhe bizneset që u mbyllën apo u është kufizuar shfrytëzimi i hapësirës në 30%, 50% apo 70%., pasi që si rezultat i këtij kufizimi janë dëmtuar qindra biznese dhe kanë mbetur pa punë mijëra punëtor.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: emërimi i Demo Berishës, spektakël pa legjitimitet

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj formimit të …