Vendimi për anulimin e dasmave dhe ahengjeve, si dhe kufizimi i orarit të punës për gastronominë, ka bërë që komuniteti i bizneseve të kërkojë kompensimin e humbjeve gjatë kësaj periudhe. Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thotë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masat e reja anti-COVID i ka goditur edhe njëherë bizneset. Ai e quan të ngutshëm një vendim të tillë, teksa shton se nuk u morën parasysh kërkesat e tyre. Sipas tij, shtrëngimi i madh dhe i menjëhershëm i masave anti-COVID, nuk do të duhej të ndodhte me kaq nguti, pasi që fillimisht do të duhej që shteti të sigurohej që popullata është vaksinuar. Derisa thekson se dëmet e këtij vendimi janë të mëdha. Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë vendimin për anulimin e dasmave dhe atë të kufizimit të orarit të punës për gastronominë, por që Krasniqi thotë se nuk është përfill kërkesa e tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …