Mitrovica Mitrovica Mitrovica Mitrovica

OAK: ZRRE-ja premton mbështetje për sektorin e bukëpjekësve

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi prezantoi para zyrtarëve të ZRRE-së, problemet e shumta të cilat po i brengosin sektorin e bukëpjekësve të adresuara në OAK, e ndër të cilat përfshihen edhe problemet me energjinë elektrike.

Krasniqi tha se kërkesa e bukëpjekësve është që Qeveria të përcaktoj një rregullator për çmimin e bukës dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike prej 50% dhe kërkojnë që Rregullatori t’i marrë parasysh çmimet, tregun dhe ka të drejtën e vendimmarrjes.

Sipas një studimi që kemi bërë jemi bazuar në tregun rajonal, në këtë rast kemi marrë Shqipërinë e cila ka  aplikuar vendimin në fjalë vetëm për sektorin e bukëpjekësve për lirim të çmimit të energjisë elektrike prej 50%, andaj  ne ju kemi drejtuar juve për një mundësi  të tillë, në mënyrë që të shikoni se çfarë mund të bëni në këtë drejtim. Krasniqi gjithashtu potencoi se një kërkesë e tillë është dërguar tek Kryeministri, Minisri i Tregtisë dhe Industrisë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ministri i Financave.

 Petrit Pepaj,  Dretjor Menaxhues në ZRRE  premtoi se do t‘i shikojnë mundësitë e bashkëpunimit në këtë fushë por që kjo gjë duhet të ndyshohet dhe rregullohet me ligj. Ai propozoi që deri në një vendim furrat të shfrytëzojnë kohën me kosto të ulët ‘Natë-Ditë’, që do të thotë të shfrytëzojnë periudhën kohore nga ora 23 deri në orën 7 të mëngjesit, me tarifë 0.3 cent për KW.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …