KRIIK organizon Konferencën Kombëtare: "Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor"

KRIIK organizon Konferencën Kombëtare: “Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”

Në vigjilje të fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK) organizon Konferencën Kombëtare “Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”

Konferenca do të realizohet ditën e premte, datë 29 janar 2021 në platformën Zoom. 

Konferenca synon që të risjellë në vëmendje të aktorëve me interes, politikës, dhe publikut të gjerë nevoja për perspektiva të reja në adresimin e mangësive dhe problematikave mbi transparencën dhe mbikqyrjen efektive të financave të partive dhe fushatave zgjedhore, si një përpjekje e mëtejshme dhe e vazhdueshme për t’i adresuar këto mangësi dhe problematika të pranuara gjerësisht, të para këto, veçanërisht, në raport me sigurimin e Integritetit të plotë të Zgjedhjeve.

Konferenca sjell në tryezën e diskutimit aktorët më të rëndësishëm dhe kryesorë politikë e institucionalë si dhe përfaqësuesit më të rëndësishëm të trupit diplomatik në vend,  për të diskutuar dhe paraqitur vullnetet e tyre politike mbi nevojën e Integritetit të Zgjedhjeve, me theks të veçantë në financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore, si një nga aspektet kryesorë dhe më me ndikim në të, me synimin afatgjatë për të përfshirë rregullimin e kësaj veprimtarie në fokusin kryesor të reformës së pritshme zgjedhore, pas zgjedhjeve të ardhshme.

Gjatë Konferencës do të prezantohen gjithashtu gjetjet e Studimit “Kontroll, transparencë dhe reformim” kryer nga KRIIK, me mbështetjen e Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Prezantimi i gjetjeve do të pasohet nga diskutime me pjesëmarrësit në Konferencë.

KRIIK ka kënaqësinë t’ju ftojë Ju për t’iu bashkuar Konferencës në platformën Zoom ditën e premte, si një mundësi dhe kontribut i mëtejshëm për një ndërgjegjësim më të gjerë të shoqërisë, si dhe për të çuar përpara adresimin e duhur prej jush, si aktorë politikë dhe vendimmarrës ne rradhe te pare, të nevojës për të siguruar integritetin e proceseve zgjedhore, dhe ne veçanti lidhur me transparencën dhe kontrollin e financave të politikës, si një aspekt thelbësor i procesit zgjedhor dhe i politikëbërjes në interes të plotë të qytetarëve.

Për të shprehur interesin tuaj për pjesemarrje në Konferencë, lutemi plotësoni këtë FORMË.

Linku do t’u dërgohet personave që plotësojnë formën e regjistrimit ditën e enjte pasdite, më datë 28 janar.

Më poshtë mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me Konferencën si dhe programin ose mund ta shkarkoni në .pdf  KËTU.

Ju falemnderit për vëmendjen!

 

Me konsideratë,

Për   Koalicionin për Reforma, Integrim

dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK)

 

Premto GOGO

Kryetar

*********************

     Përse kjo konferencë?

Prej vitesh organizatat vendore të shoqërisë civile i kanë kushtuar rëndësi të veçantë financave të partive politike dhe fushatave zgjedhore, edhe si rrjedhim i ndjeshmërisë së partnerëve strategjikë të vendit ndaj kësaj çështje.

Rëndësia e kësaj çështje, si një nga përcaktuesit kyç të Integritetit Zgjedhor është pranuar edhe nga aktorët politikë dhe institucionalë në mjaft raste, përfshirë edhe Konferencën Kombëtare “Korrupsioni zgjedhor; Nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”, organizuar nga KRIIK Albania në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë në janar të vitit 2016, Konferencë në të cilën përfaqësuesit më të lartë të partive kryesore politike në vend u angazhuan ta adresonin atë.

Në Tetor 2016, në nisje të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, KRIIK organizoi tryezën e rrumbullakët “Kostot e Demokracisë I”, nëpërmjet së cilës u synua të nxitej më tej diskutimi publik dhe shkëmbimi i opinioneve mbi financat e partive politike dhe fushatave zgjedhore, si dhe ndikimi i fortë dhe i drejtëpërdrejtë i tij mbi Integritetin e Proceseve Zgjedhore.

Pas gati katër vjetësh, me Reformën Zgjedhore të vitit 2020, u konkluduan disa ndryshime ligjore mbi financimin e partive dhe fushatave zgjedhore, të cilat u propozuan dhe dakordësuan nga Këshilli Politik si rezultat i Marrëveshjes Politike të 5 Qershorit 2020, amendime këto që nuk iu nënshtruan një procesi të mirëfilltë konsultativ.  Megjithatë, mbetet për t’u vlerësuar në vazhdim se cili do të jetë ndikimi afatshkurtër i këtyre ndryshimeve, si dhe vullneti politik dhe institucional për të zbatuar kornizën aktuale ligjore, me sprovën më të parë, atë të Zgjedhjeve Parlamentare të 25 Prillit 2021.

Më shumë se katër vjet më vonë dhe në vigjilje të nisjes së fushatës për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të 25 prillit 2021, KRIIK sjell këtë Konferencë Kombëtare, në vazhdimësi të punës së deritanishme.

P R O G R A M I 

Pika reference:

 

– Vullneti politik i aktorëve politikë për të adresuar Integritetin Zgjedhor dhe veçanërisht rregullimin e financave politike në vazhdimësi, si një element thelbësor të tij;

– Komente dhe perspektiva nga përfaqësitë diplomatike të partnerëve kryesorë strategjikë mbi integritetin e zgjedhjeve dhe rëndësinë e adresimit të mangësive në transparencën e financave të partive;

– Përpjekjet dhe nevojat institucionale për të zbatuar frymën e Marrëveshjes Politike të 5 Qershorit 2020 dhe ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor;

– Sfidat për mbikëqyrjen e financimit të fushatës së subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve në procesin e ardhshëm zgjedhor;

– Sfidat dhe nevojat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në lidhje me procesin e ardhshëm zgjedhor;

– Integriteti i procesit të ardhshëm zgjedhor, transparenca e financave politike dhe roli i grupimeve qytetare të vëzhguesve;

– Mbështetja ndërkombëtare për grupimet vendase të vëzhguesve si mbështetje për transparencën e proceseve politike dhe integritetin e procesit të ardhshëm zgjedhor.

Sesioni i parë:              Vullneti politik për të përmirësuar Integritetin Zgjedhor dhe veçanërisht kornizën ligjore që rregullon financat e partive politike dhe fushatave zgjedhore.

10:30 – 10:35                Fjala e hapjes  nga z. Premto GOGO, Kryetar i Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK)

10:35 – 11:00               Fjala e përshëndetjes dhe ndërhyrje nga:

                                    – SH.S. Znj. Yuri KIM

Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (C)

– SH.T. Z. Luigi SORECA

Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri (TBC)

                                    – SH.T. Z. Vincenzo del MONACO

Shef i Prezencës së OSBE në Shqipëri (TBC)

                                    – SH.T. Z. Duncan NORMAN

Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar (C)

11:00 – 11:10                Roli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, veçanërisht në çështjen e mbikqyrjes së financave të politikës; Nevojat dhe mundësitë.

  1. Ilirjan CELIBASHI

Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve (C)

11:10 – 11:25                Fjala e aktorëve kryesorë politikë, pjesë e Këshillit Politik

– Z. Taulant BALLA

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste (C)

– Z. Gazment BARDHI

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike (C)

 – Znj. Rudina HAJDARI

Përfaqësuese e Opozitës Parlamentare (C)

11:25 – 11:30                Prezantimi i gjetjeve kryesore nga studimi i kryer nga KRIIK, veçanërisht në raport me nevojat e menjëhershme për mbikëqyrjen efektive të financave të fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

  1. Reald KETA,

Ekspert ligjor pranë KRIIK

Përfaqësues i grupit hulumtues

Sesioni i dytë:              Mbi perspektivën afatgjatë për ndryshimin e kornizës ligjore për financimin e partive dhe fushatave zgjedhore; Mundësitë për një ligj të dedikuar për financat e politikës.

11:35 – 11:50               Prezantimi i gjetjeve kryesore nga studimi i kryer nga KRIIK.

  1. Reald KETA,

Ekspert ligjor pranë KRIIK

Përfaqësues i grupit hulumtues

11:50 – 12.25               Pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit

12:25 – 12:30               Fjala përmbyllëse

  1. Premto GOGO

Kryetar i KRIIK.

*********************************************************

——————————————————
Coalition for Reforms, Integration and Consolidated Institutions (KRIIK Albania) 

A: Rr. “Y. Kurti”, Nd.4, H.2, Ap.3, Nj.Adm.5, Tirana, 1019 Mailing address: P.O.Box. 2396 Tirana, 1001, Albania 

T: + 355 4 2245078 | M: + 355 673890174; + 355 682039297 |

E: info[at]kriik.al; info.kriik[at]gmail.com | W: www.kriik.al |

———

KRIIK (Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara) ka si mision mbrojtjen dhe garantimin e lirive e të drejtave të njeriut si dhe të dimensionit të plotë të sigurisë njerëzore nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës, qeverisjes demokratike, nxitjes së aktivizmit e të angazhimit qytetar si dhe nxitjes për përgjegjshmëri, transparencë e llogaridhënie të plotë të institucioneve publike dhe politike.  /  Coalition for Reforms, Integration and Consolidated Institutions (KRIIK Albania) mission is protection and guarantee of human rights and freedoms, as well as the full dimension of human security, through strengthening the rule of law, democratic governance, promotion of civic activism and engagement, and promotion of full transparency and accountability of public and political institutions.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …