Zëdhënësja e Aleancës Veriatlantike, Oana Lungescu, deklaron se ka ende një rrugë diplomatike për ulur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës. Kriza e shkaktuar nga përqendrimi i trupave rusë rreth Ukrainës, ka shkaktuar tensione të larta, ndërsa NATO po përgatitet që t’i drejtojë propozimet e saj me shkrim Rusisë gjatë kësaj jave. ‘Rusia duhet të përshkallëzoje dhe të angazhohet me mirëbesim për bisedimet politike me NATO-n. NATO do t’i dërgojë propozimet e saj me shkrim Rusisë këtë javë’, ka thënë ndër të tjera Lungescu. Kryetari amerikan, Joe Biden, paralajmëroi të martën për pasoja “të rënda” dhe “të mëdha” për kryetarin rus, Vladimir Putin, përfshirë sanksionet personale kundër tij, nëse udhëheqësi rus mobilizon rreth 127 mijë trupa që janë gati për të goditur përgjatë kufirit ukrainas. Rusia nga ana tjeter paralajmëroi sot se do të hakmerret, nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundërshtojnë kërkesat e saj të sigurisë. Në qendër të kërkesave të Moskës është e ardhmja e Ukrainës. Moska kërkon garanci që Ukraina dhe vendet e tjera ish-sovjetike nuk do të lejohen të anëtarësohen në NATO dhe që aleanca të tërheqë trupat nga vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …