Kryetari amerikan, Barak Obama ka denoncuar sot, përpara krerëve të pesë shteteve të Europës së veriut, praninë ushtarake agresive të Moskës në rajonin Baltik. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Obama i ka kërkuar Rusisë që të respektojë angazhimet e saj ndërkombëtare. “Ne jemi të bashkuar sa i takon shqetësimit tonë për praninë ushtarake agresive të Rusisë në rajonin Baltiko-Nordik”, ka deklaruar Obama. Deklaratë kjo që erdhi pas një takimi të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë me liderët e Suedisë, Danimarkës, Finlandës, Islandës dhe Norvegjisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …