Gjatë takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me kryetarin e Amerikës, Barack Obama, u fol për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mirë e miqësore mes dy vendeve, sidomos në procesin e reformave dhe rolin e kontributin e Shqipërisë në rajon. Zyra e shtypit e Qeverisë së Shqipërisë ka bërë të ditur detaje bisedimit në Shtëpinë e Bardhë ku kryeministri Ramë u prit nga Kryetari Barak Obama dhe zëvendëspresidenti Xhoe Bajden. “Shqipëria është një aleat i jashtëzakonshëm. Unë dua t’ju falënderoj për çfarë ju keni bërë. Nën lidershipin tuaj, Shqipëria është tani një pikë referimi në Ballkan dhe një nga aktorët më të përgjegjshëm në rajon. Ne vlerësojmë rolin tuaj dhe ju mbështesim plotësisht,” – u shpreh presidenti Obama. Kryeministri Rama falënderoi kryetarin amerikan, Barak Obama, për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë dhe rajonin, duke e konsideruar Ballkanin e sotëm një histori suksesi të politikës së jashtme amerikane. “Shqipëria është një vend pro amerikan, është një partner serioz në NATO dhe ajo që ne sot po bëjmë në Ballkan, duke çelur një faqe të re në historinë e bashkëpunimit në rajon, është edhe falë asaj çka Amerika ka bërë për rajonin. Ballkani sot është një histori suksesi e politikës së jashtme të Shteteve t[ Bashkua, ka nënvizuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …