OBI-ja ka bërë thirrje për ndaljen e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës

Shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik kanë bërë thirrje për ndaljen e sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës. Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të angazhohet për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Gazës dhe të lejojë dërgimin e ndihmave. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riad Malki, akuzoi Izraelin si një “shtet aparteid” që po praktikon “krime dhe brutalitet kundër popullit palestinez në Gaza”. Ai u kërkoi vendeve myslimane të mbështesnin popullin palestinez si dhe të vendosnin sanksione politike dhe ekonomike kundër Izraelit. Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu drejtoi kritika të ashpra në adresë të Izraelit. Gjatë fjalës së tij në takimin urgjent të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, ai theksoi se përgjegjës i vetëm për përshkallëzimin e fundit në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza, është Izraeli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …