Objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, është përfshi nga zjarr masiv

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, u përfshi nga zjarr masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore e që së fundmi, pikërisht dje më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit. Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Shërbimit të Zjarrfikësve, me të marr informatën, ka dalë në vendngjarje duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme, me gjithë kapacitetin e plotë, për të shuar zjarrin. Komuna e Ferizajt, kërkon nga organet hetimore, organet e ndjekjes dhe gjyqësore që të zhvilloj hetim të tërësishëm të rastit dhe që shkaktarët e zjarrit të bëhen publike për qytetarët. Ky objekt përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore të Ferizajt, andaj Komuna e Ferizajt me gjithë kapacitetin e saj e kompetencën ligjore, do ta mbroj këtë objekt për tia ofruar publikut, pas punës restauruese që do të ndodh në këtë objekt.

May be an image of sky

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …