leoni

Oborri i komunës së Malishevës për një muaj do të jetë në shërbim të mërgimtarëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, duke u bazuar në kompetencat e tij, ka marrë vendim që hapësira e oborrit para objektit të komunës, për një muaj, do të jetë në shërbim të mërgimtarëve,  për parkimin e veturave të tyre, të cilët vijnë për të marrë shërbime në komunë.

Nga e marta, e deri më 15 janar të vitit 2019, oborri i objektit të administratës së Komunës së Malishevës, do të jetë vetëm në shërbim të mërgimtarëve për parkimin e veturave dhe përjashtuar veturat zyrtare, nuk do të lejohet asnjë veturë tjetër që të parkohet në oborrin e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …