O’Brien: Miqtë e Kosovës do të dëshironin që rregullorja e BQK-së të rishqyrtohej e të zbatohej sipas kërkesave të qytetarëve

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Xhejms O’Brien, ka thënë se asnjë qeveri nuk duhet të marrë vendime që varfërojnë popullsinë. “Por, ne e shohim që në veri të Kosovës është shumë e vështirë për një numër individësh që t’i blejnë gjërat që u duhen për përditshmërinë e tyre,  Deklarata e tij ka të bëjë lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila  e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave në para të gatshme. O’Brieni ka thënë se vetë emisari Gabriel Escobar i ka vizituar qytetarët e veriut të Kosovës ditë më parë, për të parë nga afër situatën atje. Miqtë e Kosovës tani po thonë që do të dëshironin që kjo rregullore të rishqyrtohej dhe të zbatohej ashtu që u mundëson qytetarëve të vet që të paguajnë për gjërat e përditshme. Kjo nënkupton marrjen e një hapi mbrapa, lejimin e hyrjes së ndonjë valute, euro, dinarë, kjo është diçka për të cilën po diskuton Lajçaku”, ka thënë, Xhejms O’Brajen pa i ndërmarrë veprimet e tanishme”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …