Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien është cituar të ketë thënë se Serbia ka premtuar se Millan Radoiçiq do të përballet me ligjin lidhur me ngjarjet e shtatorit në Banjskë të Zveçanit. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në shtator duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se zoti Radoiçiq do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë”, është cituar të ketë thënë, ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, njofton Radio Evropa e Lirë.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …