Partia nacionaliste e Gruevskit, në kumtesën e sotme thekson se ka komunikuar qartë pozicionin e saj para se të hyjë në bisedime për formimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe se ajo ka qenë ‘Qeveri po, por jo me çdo kusht’. Partia e Gruevskit mbetet në qëndrimin se zgjidhja për situatën është ose zgjedhje të reja ose Zaevi dhe LSDM-ja të heqin dorë nga Deklarata shqiptare, kurse OBRM-PDUKM me deputetët e saj të mbështesin që të formojë qeveri.
