Sipas OBSH-së mbi 60% e popullsisë duhet të imunizohet ndaj virusit korona në mënyrë që të ulen infektimet

OBSH alarmon për një sëmundje e cila kryesisht po prek fëmijët dhe adoleshentët

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar për një sëmundje e cila kryesisht po prek fëmijët dhe adoleshentët. Rastet janë raportuar te fëmijët e moshave nga 1 deri në 16-vjeçare dhe 17 prej të sëmurëve është dashur të kryejnë transplant të mëlçisë. OBSH ka njoftuar se të paktën një vdekje është raportuar në lidhje me një shpërthim misterioz të sëmundjes së mëlçisë që ka prekur fëmijët në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Deri më tani janë raportuar të paktën 169 raste të “hepatitit të rëndë me origjinë të panjohur” në disa shtete. Rastet e para janë raportuar në Britani të Madhe, ku deri më tani është raportuar për 114 raste të fëmijëve të sëmurë. Radio Evropa e Lirë njofton se ende nuk është e qartë nëse ka rritje të rasteve me hepatit, apo rritje të ndërgjegjësimit për rastet me hepatit. Rastet e identifikuara janë më të pazakonshme sepse nuk janë të lidhura me asnjërin me llojeve të hepatitit: A,B,C,D dhe E.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …