Zyra Rajonale për Europën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka dhënë mbështetjen e saj për pijet alkoolike, për të përfshirë në etiketimin e tyre rreziqet që lidhen me konsumimin e tyre, si zhvillimi i kancerit. “Dëmet e alkoolit na prekin të gjithëve: familjet, komunitetet dhe shoqërinë. Në vend që t’i nxisim njerëzit të ‘pinë me përgjegjësi’, ne duhet të rrisim ndërgjegjësimin publik për gamën e dëmeve që lidhen me konsumimin e alkoolit. OBSH ka mbrojtur për një kohë të gjatë për një etiketimi i plotë i produkteve alkoolike”, tha Carina Ferreira-Borges, këshilltare rajonale e OBSH-së për Alkoolin, Drogat e Paligjshme dhe Shëndetin e Burgjeve, në një deklaratë. Kjo është deklaruar nga OBSH, pasi Irlanda ka njoftuar se do të jetë vendi i parë i Bashkimit Europian (BE) që do të garantojë që nga viti 2026, të gjitha produktet alkoolike të mbajnë një etiketë mbi rreziqet shëndetësore që rrjedhin nga konsumimi i alkoolit, duke përfshirë paralajmërimet për rreziqet e zhvillimit të kancerit. “Ne e përgëzojmë Irlandën për qasjen e saj progresive në prioritizimin e shëndetit publik dhe vendosjen e një precedenti në BE me futjen e etiketimit të detyrueshëm të alkoolit”, tha Ferreira-Borges. Falë kësaj rregulloreje, etiketat e produkteve alkoolike në Irlandë do të përfshijnë informacione të rëndësishme, si përmbajtja kalorike dhe gramët e alkoolit. Këto etiketa gjithashtu do të shfaqin dukshëm paralajmërimet në lidhje me rreziqet që lidhen me pirjen e alkoolit gjatë shtatzënisë, si dhe rreziqet e sëmundjeve të mëlçisë dhe kancereve të shkaktuara nga alkooli.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …