Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me një raport për përhapjen e lisë së majmunëve në botë. Në raport thuhet se deri më tani janë evidentuar 780 raste të lisë së majmunëve në 27 shtete të botës. Në raport nuk janë përfshirë rastet e evidentuara në shtetet e Afrikës pasi atje virusi konsiderohet endemik. “Aktualisht, rreziku i shëndetit publik në nivel global vlerësohet si i moderuar duke pasur parasysh se kjo është hera e parë që kemi kaq shumë raste të lisë së majmunëve,” thuhet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Lija e majmunëve konsiderohet një sëmundje më pak e rëndë në krahasim me linë, e cila u zhduk në vitin 1980. Patogjeni transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik. Simptomat zakonisht zhduken brenda disa javësh, por herë pas here mund të çojnë në komplikime dhe vdekje në raste shumë të rralla.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …