OBSH: Duhet t’u jepet përparësi rritjes së vaksinimit në vendet e varfra para dozave përforcuese

OBSH: Duhet t’u jepet përparësi rritjes së vaksinimit në vendet e varfra para dozave përforcuese

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se miratimi i dozave përforcuese të Covid-19 duhet të shtyhet pasi duhet t’u jepet përparësi rritjes së normave të vaksinimit në vendet ku vetëm 1% ose 2% e popullsisë është vaksinuar. Nëse normat e vaksinimit nuk rriten në nivel global, mund të krijohen variante të reja prandaj është e nevojshme që dozat përforcuese të dhurohen në vendet me normat më të ulëta të vaksinimit. Sipas të dhënave nga OBSH nuk nevojiten doza përforcuese dhe se personat më të rrezikuar duhet të vaksinohen plotësisht para se vendet me të ardhura të larta të miratojnë dozën e tretë. Ndërkohë Hungaria tashmë ka filluar të vaksinojë njerëzit me një dozë të tretë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …