Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka tërhequr vërejtjen se furnizimi me vaksina anticovid ka krijuar një hendek mes vendeve të pasura dhe atyre të varfëra. Ai ka shtuar më tutje se shumica e vendeve nuk kanë vaksinave të mjaftueshme për të imunizuar të gjithë punonjësit shëndetësorë, ose të gjitha grupet në rrezik. Programi COVAX i cili synon të sigurojë që vendet e varfëra të kenë qasje në furnizim, kishte planifikuar të shpërndante 100 milionë dozat e para në të gjithë botën deri në fund të marsit por, vetëm 38 milionë janë shpërndarë deri më tani, në 105 territore.”Ne shpresojmë të zëmë hapin gjatë prillit dhe majit” ka theksuar shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ndërkohë, AFP njofton se rreth 49 për qind e dozave të vaksinave janë injektuar në vendet me të ardhura të larta që përbëjnë 16 për qind të popullsisë globale.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …