Organizata Botërore e Shëndetësisë e miraton vaksinën e Pfizer / BioNTech për përdorim urgjent kundër Covid-19

OBSH: Gjatë ditës së djeshme në nivel botëror janë shënuar 800.000 raste të reja me virusin korona

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme,  në nivel botëror, janë shënuar  800.000 raste të reja me virusin korona. Në raport thuhet se  24 orët e fundit, me koronavirus u regjistruan 795.942  të reja, një total prej 77 milionë e 98 mijë e 369 raste me Covid-19 dhe 1 milion e 680 mijë e 339 vdekje janë konfirmuar sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë . Rreth 64 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve të konfirmuara u regjistruan në Amerikën Veriore dhe Jugore, e ndjekur nga Evropa dhe Azia Juglindore. Amerika renditet e para në botë me 17.314.834 raste, pasuar nga India me 10.031.223, Brazili me 7.162.978 dhe Rusia me 2.848.377. Pason Franca me 2.418.439, Britania e Madhe me 2.004.223, Italia me 1.038.083, Spanja me 1.797.236, Argjentina me 1.531.374. Në vendin e dhjetë sa i përket numrit të rasteve të konfirmuara me Covid-19 është Gjermania me 1.494.009, pasuar nga Kolumbia me 1.482.072 dhe Meksika me 1.301.546.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …