Zyrtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë kërkuar nga të gjitha shtetet që ta marrin më seriozisht koronavirusin i cili sa vjen e po përhapet më shumë anekënd vendeve të botës. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ju ka bërë thirrje qeverive anekënd botës për gatishmëri më agresive për tu përballur dhe luftuar përhapjen e koronavirusit. Nga ana tjetër, njohësit e fushës së ekonomisë kanë njoftuar se si pasojë e përhapjes së koronavirusit, ekonomi të vendeve të ndryshme kanë pësuar humbje të mëdha. Banka Aziatike e Zhvillimit ka paralajmëruar se humbjet globale ekonomike nga shpërthimi i koronavirusit mund të arrijnë në 347 miliardë dollarë, ndërsa dy të tretat e këtyre humbjeve mund të ndodhin vetëm në Kinë. Edhe Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror njoftoi se linjat ajrore në botë mund të humbin më shumë se 100 miliardë dollarë të ardhura këtë vit, për shkak të rënies së kërkesës për udhëtime, si pasojë e frikës nga koronavirusi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …