Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për pasojat negative që ka te fëmijët mos aktiviteti fizik i tyre. Në raportin studimore të kësaj organizate thuhet se mungesa e ushtrimeve dëmton shëndetin e fëmijëve, ashtu si edhe zhvillimin e trurit të tyre dhe aftësitë sociale. Mungesa e ushtrimeve të rekomanduara për një orë në ditë është problem universal në vendet e pasura dhe të varfra. Mungesa e aktivitetit fizik të fëmijëve është përveç tjerash është qëndrimi i ulur për periudha të gjata kohore të fëmijëve nëpër shkolla e shtëpi duke bërë detyra dhe kjo po ju merr shumë kohë dhe mandej nuk po kanë mundësi për aktivitete fizike. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që fëmijët të përfshihen në aktivitete të ndryshme që përfshijnë gjithçka që e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe mushkëritë të marrin frymë më fort. Në mesin e tyre bëjnë pjesë: vrapimi, çiklizmi, noti, futbolli dhe gjimnastika.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …