OBSH njofton se 75 persona, përfshirë shtatë civilë, kanë humbur jetën nga përleshjet në kryeqytetin e Libisë, Tripol

OBSH njofton se 75 persona, përfshirë shtatë civilë, kanë humbur jetën nga përleshjet në kryeqytetin e Libisë, Tripol

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se 75 persona, përfshirë shtatë civilë, kanë humbur jetën nga përleshjet në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, ndërsa 323 të tjerë janë plagosur. Këto të dhëna u shpalosën nga Jaffar Hussain, përfaqësuesi i OBSH-së për Libinë, përmes një telekonference për gazetarët në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, raporton Anadolu Agency. Hussain tha se dhjetë civilë po ashtu gjenden në mesin e të plagosurve dhe theksoi se përleshjet në Tripoli, që filluan më 5 prill, janë duke u ashpërsuar. Ai tha se përleshjet përreth qytetit janë duke avancuar drejt brendësisë së qytetit, duke shprehur shqetësime se numri i viktimave në mesin e civilëve mund të rritet në ditët në vijim. Sipas tij, mbi gjashtë mijë civilë janë shpërngulur si pasojë e konfliktit dhe janë vendosur në ndërtesa të sigurta, siç janë shkollat. Operacioni filloi para “konferencës së dialogut kombëtar” që do të mbahej në Libi nën mbikëqyrjen e OKB-së më 14-16 prill.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …