Numri i të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus është duke u rritur sërish, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke ia atribuuar këto trende ngadalësimit të procesit të vaksinimit, si dhe heqjes së masave si vendosja e maskës. Përhapja e variantit Delta të këtij virusi është duke shtuar numrin e rasteve po ashtu. Numri i të vdekurve është rritur javën e kaluar, pas nëntë javëve të rënies, ka thënë OBSH. Kjo Organizatë ka regjistruar më shumë se 55,000 jetë të humbura në gjithë botën, çka përbën rritje prej 3 për qind nga java e kaluar. Numri i të infektuarve është rritur për 10 për qind javën e kaluar, në gati 3 milionë. Numri më i madh është regjistruar në Brazil, Indi, Indonezi dhe Britani të Madhe. OBSH-ja ka thënë se varianti Delta tani është identifikuar në 111 shtete dhe pritet të bëhet variant dominues në muajt në vazhdim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …