Mesatarisht, në çdo 10 minuta një fëmijë vritet në Gaza, tha një përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke e quajtur situatën “ora më e errët e njerëzimit”. Ne po flasim, për pothuajse rreth 16 mijë njerëz të vrarë, më shumë se 60% janë gra dhe fëmijë dhe më shumë se 42 mijë të plagosur”, ka thënë Riçard Piperkorn, përfaqësuesi i OBSH-së në territoret e pushtuara palestineze, në një konferencë shtypi të OKB-së në Gjenevë. Mesatarisht një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Gaza. Unë mendoj se në këtë kuptim ne jemi afër orës më të errët të njerëzimit”. Gaza, shkoi nga 3.500 shtretër spitalorë në ndoshta shumë më pak se 1. 500. Enklava e rrethuar nuk mund të përballojë asnjë humbje tjetër të shtretërve spitalorë pasi nevojat shëndetësore po rriten.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …