Organizata Botërorë e Shëndetësisë ka vlerësuar se pandemia e shkaktuar nga virusi korona mund të zgjasë shumë. Pas një takimi të komitetit të kësaj organizate botërore të shëndetësisë, u bë një deklaratë e përbashkët në të cilën në mes tjerash thuhet se pandemia nga koronavirusi do të ketë jetë të gjatë. “Niveli i rrezikut global nga COVID-19 vazhdon të jetë ende shumë i lartë. Komiteti parashikoi një shtrirje të gjatë të kësaj pandemie, duke theksuar edhe rëndësinë e përpjekjeve të qëndrueshme të reagimit të komunitetit, kombëtar, rajonal dhe global, thuhet në komunikatën për medie të lëshuar nga Organizata Botërorë e Shëndetësisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …