leoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë e miraton vaksinën e Pfizer / BioNTech për përdorim urgjent kundër Covid-19

OBSH: Shumë vetë, gabimisht kishin menduar se sistemet e tyre të forta shëndetësore do t’i mbronin ata

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,  Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se tani që vaksina COVID-19 është fare pranë, vendet duhet të fillojnë të investojnë dhe të përgatiten për pandeminë e ardhshme. “Pavarësisht paralajmërimeve prej disa vitesh, shumë vende nuk ishin të gatshme për COVID-19”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për koronavirusin. “Shumë vetë, gabimisht kishin menduar se sistemet e tyre të forta shëndetësore do t’i mbronin ata”, ka thënë ai. “Tani të gjitha vendet duhet të veprojnë duke pasur parasysh përvojën e mëparshme dhe të investojnë në masat që do të parandalojnë, kontrollojnë dhe zbutin krizën e ardhshme”, ka deklaruar Tedros, duke shtuar se sistemi global i gatishmërisë kërkon vëmendje.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …