Organizata Botërore e Shëndetësisë flet për moment kritik prej koronavirusit. Kjo deklaratë vjen teksa OBSH-ja, miratoi ditën e premte përdorimin e një testi të shpejtë i cili diagnostikon në kohë rekord të infektuarit me Covid-19, pasi bazohet tek antigjenet. Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se janë teste të thjeshta të cilat japin rezultate të besueshme brenda 15-30 minutash, në raport me testet aktuale që kërkojnë orë dhe ditë. Ndërsa për vendet ku situata është nën kontroll, nënvizoi rëndësinë që qeveritë të jenë vigjilente dhe të investojnë në sistemin shëndetësor. Ai bën thirrje që të shtohet gjurmimi i kontakteve.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …