Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se të gjitha vaksinat e vëna në dispozicion deri më tani për përdorim ndaj virusit korona, i përgjigjen të gjithave varianteve të këtij virusi të shfaqura deri më tani. Duek foklur për efikasitetin e vaksinave që po përdoren ndaj kovid-19, drejtori rajonal për Evropën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge tha se të gjitha variantet e virusit Covid-19 mund të kontrollohen në të njëjtën mënyrë me shëndetin publik dhe masat sociale. Ai theksoi më tutje se vaksinat e aprovuara në dispozicion, i përgjigjen të gjitha varianteve të virusit Covid-19 që janë shfaqur deri më tani. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar për përdorim emergjent disa vaksina të cilat janë: Pfizer, Moderna, Johnson&Johnson, AstraZeneca e së fundi edhe vaksinën kineze të Sinovac.
