Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell është deklaruar kundër vendimit të Koalicionit PDK- LDK për votimin në Kuvend të kandidates për gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, Selvete Krasniqi-Gërxhaliu, e cila ishte kandidate për deputete nga radhët e partisë së Isa Mustafës. Ambasadori anglez ka theksuar për mediet se një gjë e tillë është nënvizuar edhe në raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën. Për më tepër në këtë bisedë, ambasadori O’Conell ka theksuar se në vendet demokratike politika dhe gjyqësori janë të ndara në mënyrë të qartë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …