Ambasadori britanez, Ruairí O’Connell, ka thënë se Kosovës i mungon një strategji për dialogun me Serbinë. “Kosova nuk ka strategji për këtë proces, pavarësisht mendimeve të Kuintit dhe amerikanëve, kjo nuk do ta ndryshonte faktin e mungesës së kësaj strategjie”, është shprehur ai. “Kosova duhet të bëhet gati për këtë proces afatgjatë për të pasur suksese sepse është e vërtetë që mungesa e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë pengon dhe keqpërdoret”.“Mendoj se situata aktuale nuk është e rehatshme për Kosovën dhe derisa nuk ka marrëveshje përfundimtare do të ketë rrezik për problemet brenda saj. Por kjo nuk do të thotë se duhet të ngutemi – duhet të kemi një marrëveshje përfundimtare të zbatueshme për të dyja vendet”, ka thënë me tutje ai. O’Connell ka thënë se për britanikët ka diçka tjetër më të rëndësishme se dialogu, e ajo është sundimi i ligjit. Çka mund t’i dëmtojë marrëdhëniet mes nesh është dështimi në luftën kundër krimit të organizuar.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …