Oda Afarizmit të Kosovës, sot për herën e dytë ka organizuar aksionin para Kuvendit të Kosovës, ku me këtë rast kanë dorëzuar kërkesat e sektorit privat për deputetet. Koordinatorja në OAK, Qëndresa Ibrahimi, thotë se si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga pandemia, subvencionimi i bizneseve nga Qeveria nuk ka qenë në nivelin e duhur, andaj OAK i ka dorëzuar deputetëve propozimet e tyre, që do ta ndihmonin rimëkëmbjen ekonomike. Ndërsa zyrtarja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Mirjeta Shala, thotë se në këto kërkesa përfshihen subvencionimi i pagave për periudhën maj, qershor, korrik, gusht, shtator, subvencionimi i qirasë së paku deri me 30 Shtator 2020, si dhe ofrimi i kredive në periudha dy vjeçare, dhe me afat pagese deri në 10 vjet, me garancinë e shtetit 80-100% të shumës. Ajo thekson se kanë kërkuar nga Qeveria që të bëhet analizë, dhe në bazë të saj të krijohet pakoja e rimëkëmbjes.