Sektori i derivateve të naftës në Kosovë konsiderohet ndër tregjet më fitimprurëse, ndonëse vazhdimisht ka pasur edhe debate të ndryshme rreth mënyrës së importit dhe efikasitetit të kontrollimit dhe cilësisë së këtij produkti në doganat e vendit. Prandaj Oda Afariste e Kosovës, sot organizon tryezën e diskutimit “Tregu i naftës në Kosovë”, në kuadër të kësaj tryeze pritet të diskutohen temat për ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdorusit e naftës. Pjesë e kësaj tryeze diskutimi do të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, që fokus të punës së tyre e kanë tregun e naftës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …