Oda Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës lehtërisa për sektorin e gastronomisë. Në këtë kontekst, me anë të një komunikate për media, OAK ka përmendur kufizimin e lëvizjes dhe ndalimin e përdorimit të ambientit të brendshëm në objektet afariste të gastronomisë. Sipas Odës Amerikane, vendimi për kufizimin e lëvizjes dhe ndalesën e qëndrimit, ngrënies dhe pirjes në ambiente të mbyllura po ndikon negativisht në operimet e subjekteve afariste përmes kufizimit të numrit të klientëve.
