Oda e Afarizmit kërkon nga Qeveria e Kosovës largimin e kufizimeve të orarit të punës për bizneset

Oda e Afarizmit kërkon nga Qeveria e Kosovës largimin e kufizimeve të orarit të punës për bizneset

Situata e shkaktuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19 ka bërë që sektori privat të mbetet më i godituri e në mesin e të cilëve janë edhe prodhuesit vendor dhe se gjendja e tyre ka shkuar duke u rënduar veçanërisht pas masave të fundit të marra nga Qeveria e Kosovës.Kështu thuhet në reagimin e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), duke kërkuar që të largohet ora policore dhe kufizimet në orar dhe të shtohen masat gjatë 24 orëve.“Arsyeja qëndron se gjatë gjithë ditës jemi duke parë qarkullim masiv të qytetarëve në shitore, rrugë dhe kafene ku nuk është duke u respektuar pothuajse asnjë rregull si numri i kufizuar në bazë të metrave katrore në një shitore apo market, numri i kufizuar në lokale dhe largësia 2 metra nga tavolina apo numri maksimal prej 5 personave që lejohen të jenë në një tavolinë. OAK rikërkon heqjen e menjëhershme të orës policore dhe kufizimeve ose mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët për humbjet që po u shkakton ky vendim duke i’u ndaluar të drejtën e punës, kërkesë kjo e dalë nga takimet që OAK që mbanë në vazhdimësi me bizneset. OAK kërkon sërish që çdo vendim që merret për mbyllje të biznesit duhet të shoqërohet me përkrahje financiare, në mënyrë që të ofrohet përkrahje në këtë drejtim. Ritheksojmë se ne jemi të vetëdijshëm se bëhet fjalë për shëndetin tonë, mirëpo krahas shëndetit duhet të mendohet edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë. Andaj, OAK rikërkon largimin e kufizimeve të deritanishme të vëna nga Qeveria e Kosovës dhe respektimin në mënyrë restriktive të masave të parapara nga IKSHPK-ja”, thuhet në reagim.Kujtojmë se ditë më parë, Qeveria e Kosovës kishte vendosur masa kundër përhapjes së COVID-19, siç janë shkurtimi i orarit të punës për bizneset dhe vendosja e orës policore për ato qytetet që kanë numër të lartë të infektimeve nga kjo sëmundje.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …