Oda e Afarizmit të Kosovës apelon për miratimin urgjent të pakos mbështetëse sepse bizneset po falimentojnë

Oda e Afarizmit të Kosovës apelon për miratimin urgjent të pakos mbështetëse sepse bizneset po falimentojnë

Oda e Afarizmit të Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka kërkuar që urgjent të zbatohet plotësisht Pakoja Emergjente Fiskale, të votohet rishikimi i buxhetit dhe të bëhet miratimi i Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike. Drejtues kësaj Ode kanë kërkuar të veprohet shpejt për mbështetjet të prodhuesve dhe punëtorëve, pasi bizneset po falimentojnë. Anëtari i Bordit të OAK, Hamdi Malushaj theksoi se fatkeqësisht sektori privat është më i godituri nga COVID-19, duke shkaktuar mbylljen e shumë bizneseve dhe vendeve të punës. Teksa shton se tash e pesë muaj masat e Pakos Emergjente nuk po mund të zbatohen, masa këto të cilat vet institucionet e shtetit i kanë propozuar. Ai po ashtu ka kërkuar që të ulet në 5 për qind TVSH-ja për gastronomi dhe turizëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …