Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme vendosën vija të komunikimit

Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Jashtme vendosën vija të komunikimit

Ministria e Punëve të Jashtme është një nga sektorët që mund të kontribuoj shumë përmes ambasadave dhe konsulatave tona në shumë vende të botës, në tërheqjen e investitorëve por edhe në rritjen e bashkëpunimit të bizneseve tona me bizneset e huaja, u tha ndër të tjera në takimin e Odës së Afarizmit të Kosovës me Departamentin për Diplomaci Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme.  Në këtë takim, Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) vendosën vija të komunikimit në mënyrë që bizneset anëtare të OAK-së, gjatë vizitave që i bëjnë jashtë vendit, të kenë mundësi që të marrin mbështetje nga Ambasadat apo konsulatat që Republika e Kosovës i ka në shumë vende të botës. Drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike z. Guner Ureya dhe Zyrtari i Lartë për Promovim të Investimeve z. Gëzim Gashi falënderuan Odën për vizitën dhe u shprehën të gatshëm për bashkëpunim.

OAK i dorëzoi një listë me kërkesa këtij Departamenti që të i adresojnë pranë ambasadave dhe konsulatave përkatëse. E gjitha kjo po bëhet që të krijohet një ambient më i mirë në Republikën e Kosovës. Në takim morën pjesë: Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës z. Skënder Krasniqi dhe Sekretari z. Diamant Elshani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …