Oda e Afarizmit të Kosovës iu është drejtuar me një letër kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit. OAK kërkon që të prolongohet Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2019 për Format Standarde të Sinjalizimit të Minierave, deri në ardhjen e Bordit të ri të KPMM – së, në mënyrë që mos të vie deri tek falimentimi i bizneseve, është thënë ndër të tjera në letrën dërguar Kryeministrit Hoti. “Lidhur me këtë Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga KPMM – ja, Oda e Afarizmit të Kosovës ka realizuar një takim me Drejtorin e KPMM – së z. Ramiz Krasniqi dhe me bizneset anëtare të odës ku të njejtit i kemi përcjellë edhe një shkresë, përmes së cilës kemi kërkuar që të mos kufizohet marrja e licencës për minim me vendosjen e rrethojave sipas standardeve si dhe të shtyhet afati i paraparë në Udhëzim për vendosje të rrethojave”
Kontrolloni gjithashtu
Egzon Pacolli; Tre familjarë tjerë të pushtetarëve përfituan qindra mijëra euro si grante nga Ministria e Bujqësisë
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli ka …