OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës ndërron emrin në Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë

Oda e Afarizmit të Kosovës ndërron emrin në Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë. Ju njoftojmë që me vendim të Kuvendit të Odës së Afarizmit të Kosovës të mbajtur me 23 mars 2022 dhe pas aprovimit nga Departamenti i OJQ-ve në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, OAK ka ndryshuar emrin në Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë – DHTIK. Nga tani e tutje “Oda e Afarizmit të Kosovës” do të njihet si “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë”. Qëllimi i ndryshimit të emrit është unifikimi i emrit të organizatës me organizatat e bizneseve që funksionojnë në Kosovë dhe Shqipëri duke marrë parasysh se veprimtaria e tyre është e njejtë por veprojnë me emra të ndryshëm. Oda e Afarizmit të Kosovës përkatësisht Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përfaqëson qindra biznese anëtare, si e tillë do të vazhdoj aktivitetin e saj të njejtë si deri më tani, e që shtrihet kryesisht në trajtimin e problematikave të bizneseve si dhe adresimin e tyre tek institucionet e Kosovës. Qëllimi, synimi dhe vizioni i Odës së Afarizmit të Kosovës përkatësisht Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë do të mbetet i njejtë, angazhimi maksimal në partneritet me bizneset në përmirësimin e kushteve dhe klimës së të bërit biznes në Kosovë

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …