Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kundër vendimit të ngutshëm për mbylljen e bizneseve hoteliere dhe të gastronomisë në vikend.
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës sërish reagon kundër vendimit të Qeverisë për mbylljen e bizneseve hoteliere dhe të gastronomisë duke e cilësuar si vendim të ngutshëm dhe pa konsultime pavarësisht se gjatë takimeve me zyrtarët e Ministrive përkatëse me theks të veçantë takimin me Zv Kryeministrin Tahiri ku ishim dakorduam se për çdo masë të re do të konsultoheshim së bashku.
OHTK-ja gjithashtu e cilëson jo profesional komunikatën për media të krerëve qeveritarë ku paralajmrimi për mbyllje, u komunikma vetëm 7 orë para hyrjes në fuqi të masave të reja, ku shkaktoi panik dhe frigë jo vetëm për hotelierët dhe gastronomët po edhe te të gjithë qytetarët në përgjithësi.
Vendimet e tilla pa ndonjë analizë të terenit, jo vetëm që po shkaktojnë frigë dhe ankth te qytetarët, por për sektorin e hotelierisë dhe gastronomisë po sjell frigë dhe pasiguri duke u cilësuar si sektori më i diskriminuar dhe më pak i ndihmuari nga Qeveria që nga marsi kur edhe u krijua situata e pandemisë nga virusi COVID 19 dhe posa po alarmohet situata të parët që po atakohen janë hotelierët dhe gastronomët.
OHTK-ja apelon te Qeveria që gjatë kësaj kohe sa është rritur numri i të infektuarve, shqetësim që e kutpojmë të gjithë, të analizojë mirë situatën në teren, duke u bazuar në shumë faktorë e jo vetëm në numra statistikorë, gjithashtu duke pasur edhe një plan konkret që pavarësisht mbylljes bizneset hoteliere dhe të gastronomisë do të ndihmohen të rimëkëmben posa situata të stabilizohet e jo të detyrohen ta kalojnë krizën me forcat e veta tash më të dobësuara si dhe duke i lënë të funksionojnë pa ndonjë strategji dhe plan të së ardhmes se çka do të ndodhë me bizneset e tyre ditëve në vijim.
OHTK-ja ka dorëzuar manualin e përdorimit në Qeveri, ka dhënë sygjerim që të formohet një TASK forcë e përbashkët qeveri – biznese, ka bërë reagime të shumta dhe do të vazhdojë të reagojë por siç po shihet kjo nuk po mirret parasysh andaj nëse situata vazhdon me ritëm të tillë OHTK-ja nuk përjashton edhe protestat.
Prishtine, 07.11.2020