Oda e Hotilerisë dhe Turizmit paralajmëron protesta nëse pas dy javësh nuk lejohen dasmat

Oda e Hotilerisë dhe Turizmit paralajmëron protesta nëse pas dy javësh nuk lejohet organizimi i dasmave

Nënkryetari i Odës, Hotilerisë dhe Turizmit të Kosovës, Skënder Thaçi ka paralajmëruar protesta pas datës 18 prill, nëse nuk bëhet lejimi i dasmave. Ai është shprehur i indinjuar me vendimet e fundit të Qeverisë ndaj mbylljes totale për 12 ditë. “Është një shqetësim i madh, institucionet tona po na ngulfasin, kjo është formë arbitrare, ne jemi pjesë e kësaj shoqërie dhe  duhet të na respektojnë dhe të mos marrin vendime arbitrare” thotë Thaçi. “Para dy javësh kemi dalë me një komunikatë ku kemi kërkuar hapjen e dasmave nga mesi i prillit, dhe ja tani mbyllja po ndodhë, dhe ne nesër kemi mbledhjen e kryesisë, dhe hapi i parë do të jetë ky nëse qeveria nuk i merr masat e hapjes për ta çliruar sallat, dasmat nga kjo ngulfatje do të vihemi në këmbë”, thekson ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …