Sipas Odës së Infermierëve dhe Mamive zvogëlimi i numrit të infermierëve është lajm i keq

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar të shtunën ndaj deklaratës së një dite më parë  zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili kishte vlerësuar normale ikjen e mjekëve, pasi siç kishte thënë mjekët ikin edhe nga Gjermania. Këtë deklaratë Bislimi i kishte dhënë gjatë një raportimi në Komisionin për Integrimeve Evropiane. Lidhur me këtë ka reaguar sot Oda e Mjekëve të Kosovës. OMK-ja deklaron se të thuhet që mjekët kosovarë po ikin në Gjermani pasi ata të Gjermanisë po ikin nga vendi i tyre, është mohim i gjendjes së rëndë kronike dhe akute në të cilën funksionojnë mjekët e Kosovës. “Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh zhgënjimin ndaj deklaratave të zv. kryeministrit, Besnik Bislimi i cili në takim me komisionin përgjegjës parlamentar ka bërë krahasimin e mjekëve kosovarë më mjekë gjermanë. Një krahasim i tillë, po të ishte real për nga arsyet, do të ishte vlerësues para së gjithash për sistemin shëndetësor të Kosovës. Mirëpo, në kushtet që punojnë mjekët kosovarë, pasigurinë sociale të cilën e ballafaqojnë çdo ditë, vështirësitë nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe rrezikshmëria në vendin e punës, të thuhet se mjekët kosovarë migrojnë në Gjermani për shkak se mjekët gjermanë braktisin Gjermaninë, është mohim i gjendjes së rëndë kronike dhe akute njëkohësisht”, thuhet në reagim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …