Oda e Stomatologëve të Kosovës, shoqatës së kirurgëve oral dhe maksillofaciat të Kosovës dhe Qendra Kryesore të mjekësisë Familjare në Deçan kanë organizuar konferencë
Oda e Stomatologëve të Kosovës, shoqatës së kirurgëve oral dhe maksillofacial të Kosovës dhe Qendra Kryesore e mjekësisë Familjare në Deçan të premten kanë organizuar konferencë, në kuadër të edukimit të vazhdueshëm profesional (EVP) kanë organizuar ligjëratë ku temë boshte ka qenë Infeksionet dentogjene të regjionit dhe maksillofacila (IDROMF). Preventiva –Parandalimi -IDROMF
Ligjërues ishin:
Prof.Dr. Adil Reka
Prof.Dr. Veton Hoxha
Prof.Dr.Fatmir Dragidella
Ndërsa për shërimin dhe pasojat e mos –shërimit të IDROMF
Ligjërues :
Prof.Dr.Osman Sejfijaj
Prof.Dr.Shemsedin Dreshaj
Në këtë event i pranishëm ishte edhe i pari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, Drejtori i Drejtorisë komunale të shëndetësisë Ibrahim Selmonaj si dhe Drejtori i QKMF-së Selmon Berisha. Më këtë rast i pari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj duke i përgëzuar për një organizim të tillë tha se ndihëm mirë në mesin e njerëzve të mirë, andaj shfrytëzoi nga rasti që në këtë event të nderoi dy personalitetet. Me Dekoratën ,,Shkëlzen Haradinaj’’ është nderuar Dëshmori i Kombit Shpëtim Robaj ndërsa më Mirënjohje Qyteti Prof.Dr. Osman Sejfijaj. Ky event i ka vazhduar punimet gjatë tërë ditës, ku për të pranishmit janë nda edhe certifikata.