Fuqizimi i sundimit të ligjit në përgjithësi dhe i drejtësisë komerciale në veçanti, e në këtë aspekt edhe rritja e efikasitetit në zbatueshmërinë e kontratave janë parakusht i rëndësishëm për nxitjen e investimeve të brendshme dhe tërheqjen e investimeve të jashtme. Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e vlerëson pozitivisht aprovimin nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të Projektligjit për Themelimin e Gjykatës Komerciale. Oda Amerikane vlerëson se një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës, do të ndikojë pashmangshëm në ngritjen e sigurisë juridike në të bërit biznes, duke përmirësuar klimën e investimeve, e rrjedhimisht edhe imazhin e Kosovës para investitorëve të huaj. Duke qenë edhe përgjigje ndaj propozimit të Odës Amerikane që nga viti 2016, për themelimin e një gjykate të veçantë e cila do të trajtonte në mënyrë efikase dhe profesionale kontestet e natyrës komerciale, aprovimi i Projektligjit në fjalë nga ana e Qeverisë, kontribuon edhe në avancimin e dialogut publiko-privat. Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që të përmbyllë Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, e në këtë aspekt edhe aprovimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …